Ishte viti 1998…
Në qytetin belg të Bruges, një 15-vjeçar (Glenn Martens) bleu një palë xhinse Diesel me paratë që kishte kursyer nga puna si banakier.
E di që është një klishe,” thotë ai tani, “por ishte gjëja e parë që mund të kujtoj me vetëdije se bleva. Diesel ishte marka e vetme më e lezetshme që njerëzit mund të kishin në ato vite.”
23 vite më vonë…
Glenn u emërua drejtori kreativ i brandit të njohur të xhinsit “Diesel. Ai është konsideruar si mendja brilante që qëndron pas ‘rindërtimit” dhe rikthimit te madh të markës italiane, pas 3 viteve mungese në pasarela.
JAVA E MODËS
Koleksioni i fundit i Diesel- nën drejtimin e Martens- ishte një sukses i vërtetë!!!
Me Julia Fox si muzë (në kulmin e lidhjes me Kanyer West) krijimet e tij u panë të veshura nga yje si Rihanna, Dua Lipa, Kylie Jenner, Rita Ora, Justin Bieber, etj.
“Mendoj se kam pasur migrenë për 3 muajt e parë. Ishte si të hidheshe në një tren që ecën me 200 km në orë” u shpreh Glenn Martens përpara shfaqjes së koleksionit në Javën e Modës në Milano; ndërkaq Renzo Rosso, themeluesi i Diesel u shpreh: “Të shihja sfilatën e Diesel m’i mbushi sytë me lot. Mënyra sesi Glenn e trajton xhinsin është diçka që nuk e kemi parë kurrë më parë”.
Yjet që kanë veshur DIESEL












Leave a Reply