Kjo është ngjyra e kësaj vere dhe blogeret e aprovojnë!

Nëse do të bëni blerje këtë verë nguljani sytë ngjyrës pink. Instagrami është pushtuar nga outfit-et pink dhe duket se të gjithë VIP-at janë dakort.

Ndonëse ka të paktën 5 vite që nuancat e rozës qarkullojnë në modë, këtë sezon fustanet e gjatë Valentino, kostumet rozë-neon nga Versace apo dizajnet pastel të Chanel na konfirmuan se pink do të jetë ngjyra që do të veshin të gjithë në verën e këtij viti.

Nëse po mendoni të ‘përqafoni’ ngjyrën më IN të kësaj vere bëni scroll për pak frymëzim.