E konfirmuar: Bora Zemani prezantuese e DWTS Albania

Publikohet spoti zyrtar, ja veshja e zgjedhur nga Bora!

Bora Zemani është konfirmuar si prezantuesja e edicionit të parë të spektaklit “Dancing with the Stars Albania” që pritet të nisë transmetimin në muajin Tetor në ekranin e Top Channel.

Ditën e sotme është publikuar edhe spoti lajmërues i spektaklit që zbulon sekondë pas seklonde edhe Borën e cila  ka zgjedhur të veshë një fustan rozë nga stilisti Valdrin Sahiti.

Duke i qëndruar besnike trendit ‘barbiercore’ dhe spektaklit, Bora ka zgjedhur një fustan të gjatë ‘glam’ që i nxjerr në pah format elegante, i punuar me gurë, e ndërsa mban krahëve një shall me pupla duke na risjell në vëmendje pamjen e saj në sfilatën “Call me Zote” pak muaj më parë, veshur po nga stilisti nga Kosova.

Mbetet për t’u parë nëse Valdrin Sahiti do të jetë stilisti që do të zgjedh Bora Zemani edhe përgjatë mbrëmjeve të spektaklit të kërcimit që do të nisë transmetimit këtë vjeshtë në ekranin e Top Channel.

Ju pëlqeu veshja e Borës?