Brad Pitt thyen rregullat, ja ç’veshi në Tapetin e Kuq në Venezia
Kohët e arta me 'smoking' duket se i përkasin të kaluarës!


Ndodhi vërtetë!!! Brad Pitt i surprizoi të gjithë me mbërritjen e tij në Festivalin e Filmit në Venezia 2022.
Për Tapetin e Kuq të ‘Blodie”, Pitt tërhoqi vëmendjen e fotografëve jo aq sa për pjesmarrjen por për stilin e tij të veshjes.
Ylli i kinematografisë la në shtëpi kostumin klasik ‘smoking’ për ta zëvendësuar atë me një veshje më të rehatshme: xhaketë të zezë, pantallona të lirshme dhe (gjejeni pak çfarë) atlete të zeza Adidas “Gazelle”.
Kohët kur ai shkelte në Tapetin e Kuq me “smoking-un’ përfekt tashmë duken një kujtim i largët.
Kjo nuk është hera e parë që producenti vesh atletet e tij “Gazelle” e kostume të rehatshme në evente. Nuk e dimë ende nëse ky stil i veshjes gjithnjë e më i relaksuar e informal është sinonim i një stili të ri jetese?!
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply