PROFIL: Njihuni me Simon Porte Jacquemus
Kush është ylli në ngjitje në industrinë e modës!


Simon Porte Jacquemus ka lindur më 16 Janar 1990 dhe është rritur në një qytet të vogël pranë Marsejës.
Prindërit e tij ishin fermerë dhe ai e kaloi gjithë rininë e tij në fermë, duke shitur fruta dhe perime në tregun vendas së bashku me gjyshërit e tij.
Në vitin 2008 (18 vjeç) ai studioi për disa muaj në Paris (École) në Shkollën e lartë të Arteve dhe Teknikave të Modës si Olivier Rousteing, por u largua për të nisur punë si asistent menaxher në një revistë mode.
Do të ishte vdekja e papritur e të ëmës, ngjarja që e shtyu atë të fillonte karrierën e tij si stilist.
Mamaja ishte shembulli i tij frymëzues dhe mbetet muza e tij më e rëndësishme. Ajo u nda nga jeta papritur në një aksident me makinë dhe kjo ngjarje e bërë Simon të kuptoj se sa e shkurtër është jeta! Ai e la shkollën dhe 19 vjeç filloi të krijoj brandin e tij “Jacquemus”, emër i vendosur në nder të emrit të vajzërisë së mamasë.
Për të mbledhur para për markën e tij, stilisti punonte në butikun Comme des Garcons në Paris, ku i ra në sy themelueses, stilistes së famshme japoneze Rei Kawakubo që më pas u kthye në mbështetësen e tij.
“Nëse është cute në Instagram, do të shes. Kjo është bota ku jetojmë sot.” Jacquemus për W Magazine.
Jacquemus nisi trendin e çantave mini që shumë shpejt u shndërruan në një fenomen në rrjetet sociale.
I PREFERUARI I VIP-ave
Emrat më të njohur VIP janë tashmë të fiksuar me krijimet e 32-vjeçarit. Motrat Kardashian, Rihanna, Emy Ratajkowski, Dua Lipa e shumë të tjerë janë shndërruar në përkrahësit dhe adhuesit e krijimeve të tij.
Kush është Marco Maestri, mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën stilistit francez?
Jacquemus ka qenë gjithmonë i hapur për homoseksualitetin e tij. Ai u martua me Marco Maestri në Qershor 2021, pas lidhjes që nisën në 2018-ën.
Maestri drejton agjensinë dixhitale “Yoann and Marco” dhe Jacquemus ishte shtëpia e parë e modës me të cilën punuan për zhvillimin dixhital.
Dyshja u njoh përmes vëllait të Marco-s me të cilin stilisti francez ka bashkëpunuar në lançimin e koleksionit Jacquemus Men. Ata u martuan. më 31 Gusht të 2022-it në Charleval, një fshat në jug të Francës mes miqve të ngushtë e të ftuarve VIP.
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply