Ferragamo ndryshon logon dhe i thotë lamtumirë Salvatore-s!

Ja ndryshimet që pëson logo-ja e re

Kjo do të jetë një erë e re për markën Salvatore Ferragamo!

Logo historike e brandit

Pak përpara zbulimit të koleksionit pranveror nga drejtori i sapoemëruar kreativ Maximilian Davis, shtëpia e njohur e modës Salvatore Ferragamo prezantoi logon e re, ku hoqi emrin e parë të themeluesit.

Maximilian Davis

Kompania luksoze me bazë në Firence i kërkoi drejtorit britanik të artit dhe dizajnerin grafik Peter Saville të krijojë një logo të re ku shkrimi i themeluesit tashmë të transformohet në një font serif.

Logo e re

Historia është një thesar i jashtëzakonshëm për shtëpinë që e zotëron atë,” tha shefi ekzekutiv dhe menaxheri i përgjithshëm Marco Gobbetti. “Logo e re e Ferragamo bën bashkë historinë dhe të tashmen. Larg nga të qenit thjesht një logo, ajo është një program, i cili do të kornizojë dhe drejtojë kapitullin e ri që do të shkruhet.

Logoja e re u prezantua të Shtunën-24 Shtator në Milano, gjatë prezantimit të koleksionit.