Shtatë tendencat e momentit që na vijnë nga Kopenhagen si frymëzim për vjeshtë-dimër 2022.


1. Ngjyra e gjelbër
Në të gjitha nuancat e saj, ngjyra e gjelbër ka qenë ajo që ka triumfuar edhe gjatë Javës së Modës në Kopenhagen. Tip: Lëkurat me ngjyrë të ngrohtë do të duken më mirë me tonet e jeshiles së ullirit, dardhës apo lime-s. Lëkurat me ngjyrë të ftohtë do të duken më mirë nëse veshin tonet e jeshiles së smeraldit, shkumës së detit e sherebelës.
Sugjerimet e editores:


2. Fustanet ‘triko’ maxi
Përveçse shumë komode, fustanet e gjatë material triko edhe sipas skandinavëve, janë një investim që ia vlen për këtë vjeshtë. Zgjidhni silueta që përqafojnë format tuaja ose modele që ju shfaqin pjesë të trupit si një shpatull dekolte apo me ndonje prerje (cut-out) në kurriz apo bel.
Sugjerimet e editores:


3. Kostume me jelekë.
Mbajeni shënim këtë trend që u rishfaq së fundmi. Ndonëse kostumet me jelekë kanë qenë shumë popullor në fillim të viteve 2000, u duk se u harruan në valën e fundit të trandeve nostalgjike Y2K. Megjithatë tani janë këtu, të rikthyer me ndryshime. Këtë herë, vajzat i veshin ato direkt në vend të bluze ve apo këmishave, të kombinuara me pantallona që krijojnë një look kaq stylish.
Sugjerimet e editores:


4. Ngjyrat e ndezura.
Në vijim të trendit ‘Barbiecore’, ngjyrat e ndezura po hyjnë gjithnjë e më shumë në garderobën tonë. E verdha e ndezur, magenta, bluja dhe, natyrisht, jeshile neoni u vunë re të gjitha në rrugët e Kopenhagës edhe gjatë javës së modës, më së shpeshti të kombinuara me nuanca të tjera po aq të gjalla. Argëtohuni duke i përzier dhe përputhur nuanca të ndryshme të ngjyrave të ndezura për të gjetur kombinimin që ju bën të buzëqeshni.
Sugjerimet e editores:










5. Pantallonat ‘cargo’.
Epo, duhet ta pranojmë që popullariteti i këtyre pantallonave po rritet, prandaj nëse ende nuk e keni përfaquar këtë trend, frymëzohuni nga fashionistet skandinave.










6. Çizmët me platformë të gjerë
Parashikohet që këto çizme të jenë një nga tendencat kryesore të këpucëve për vjeshtë-dimër, prandaj oërse mos t’i paraprini trendeve dhe të nisni kërkimet për to? Pasi t’i gjeni, argëtohuni duke i kombinuar me gjithçka nga fustanet me mëngë të fryra, xhinset e prera te kavilja e deri te fundet maxi.


7. Fundet e gjata deri te kyçi.
Fundet mini e patën momentin e tyre ne verë, tani është koha t’i zgjasim ato. Fundet e gjata deri te kyçi i këmbës me një siluetë të drejtë janë stili i ri i fundeve të kësaj vjeshte.






Leave a Reply