Çfarë veshi Arbana në dasmën e Arbër Hajdarit, një muaj pas lindjes?!

Çfarë ka veshur dhe sa kushton veshja e fundit e Arbanës?

Një ditë përpara se të bëhej muaji nga ardhja në jetë e vajzës së saj Zoi, Arbana Osmani u shkëput për pak orë nga roli i mëmësisë për të qenë e pranishme në dasmën e Arbër Hajdarit dhe Vlera Devollit, mbajtur më 1 Tetor në Tiranë.

Autorja dhe moderatorja e “Big Brother Albania VIP” zgjidhi për ceremoninë një fustan të zi të shkurtër, me gura kristali e korse nga “AREA” ndërsa hodhi krahëve një xhaketë të zezë me detaje gurash po nga marka e njohur njujorkeze krijuar nga dizajnerët Piotrek Panszczyk dhe Beckett Fogg.

KU TA BLINI VESHJEN? 

AREA-Heart cut-detail blazer; $1,608
AREA- Corset Mini Dress In Black, $1,080

Ju pëlqeu zgjedhja e Arbanës?