Nuk do ta besoni sa kushton fustani i fundit i Lori Hoxhës?!

A është ky ai që veshi në dasmën e Arbër Hajdarit?!

Lori Hoxha po që di të na njoh me brande të reja dhe po ashtu di të vlerësoj mjaft mirë eventet e rëndësishme ku ftohet e kjo dihet tashmë.

Të njëjtën gjë bëri edhe këtë fundjavë drejtuesja e Top Media, kur na njohu me brandin “Rasario” krijuar nga stilistja ruse Rasida Lakoba që krijon fustane mbrëmjesh dhe nusërie që prej 2012-ës.

Pikërisht nga ky brand Lori ka zgjedhur fustanin e satenit që hamendësojmë se e ka veshur në dasmën e Arbër Hajdarit këtë të shtunë.

Fustani i zgjedhur nga Hoxha në ngjyrën mustardë është një fustan mbrëmjeje/ceremonie që kushton jo pak por plot 2.184 dollarë.