Tema e Met Gala 2023 i dedikohet Karl Lagerfeld!
Eventi më i madh i modës do të mbahet më 1 Maj 2023.


What’s your reaction?
Love11
Sad3
Happy2
Angry1
Organizatorët e “Met Gala” një nga netët më të rëndësishme të modës kanë publikuar temën e vitit të ardhshëm dedikuar punës së dizajnerit të ndjerë Karl Lagerfeld.
E planifikuar, si çdo vit, të mbahet të hënën e parë të muajit Maj (1 Maj 2023), eventi që bën bashkë yjet e Hollyëood dhe që ka për qëllim mbledhjen e fondeve do të nderojë në 2023-in punën e stilistit gjerman që ndërroi jetë në 2019-ën në moshën 85-vjeçare.
Tema e Met Gala-së përkon edhe me një ekspozitë të madhe të Muzeut Metropolitan të Artit titulluar “Karl Lagerfeld: Një linjë e bukurisë”.
Eventi që organizohet vetëm me ftesa (zakonisht kushtojnë 30.000 dollarë vetëm për të marrë pjesë) është burimi kryesor financiar për Institutin e Kostumeve të Muzeut të New York.
Met Gala është nën drejtimin e kryeredaktores së Vogue, Anna Wintour.
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply