6 mënyra si të kombinoni çizmet combat
Këto janë sugjerimet e blogereve për përditshmërinë tuaj.


What’s your reaction?
Love7
Sad0
Happy0
Angry0
Çdo kush ka shijet personale kur vjen puna te këpucët, por ama nëse do të na duhet të veçojmë modelin më esencial të vjeshtë-dimër janë patjetër çizmet e njohura si ‘combat’, të cilat qëndrojnë gjithashtu në listën e më të preferuarave edhe në radhën e fashionisteve.
Jo vetëm kaq por këto çizme duket se janë ato që mund të kombinohen lehtësisht me veshjet e garderobës suaj, andaj nëse keni një palë të tilla dhe ju duhen ide të reja për t’i kombinuar, shfletoni sugjerimet e blogereve që i gjeni më poshtë.
Supermodelja Elsa Kosk i ka kombinuar çizmet e saj Bottega Veneta me një xhup ‘puffer’, pulovër të rehatshme dhe një palë streçe të zeza.
Në ditët kur moti është i paqartë, shihni sesi fashion editorja Cammille Charriere i ka veshur çizmet e saj nga Dr.Martens me geta, pantallona të shkurtra, një triko kashmiri dhe për ta kompletuar look-un e saj e mbyll me një pallto të gjatë me pellush.
Nëse po përgatiteni për një ‘brunch’ të Dielën apo një dalje të shpejtë dhe doni të jeni rehat, atëherë asgjë më shumë sesa një kostum sportiv. Modelja Natasha Ndlovu i ka dhënë një tjetër imazh çizmeve të saj Jimmy Choo me një kostum sportiv dhe çantën Prada.
Për adhuruesit e pamjeve rock sugjerojmë këtë kombinim me lëkurën të Romee Stridj. Pantallona dhe chaketë lëkurë ndërthurur me një pulovër.
Nëse po kërkoni për një outfit të thjeshtë që mund ta vishni nga mëngjesi në mbrëmje, ‘kopjoni’ outfitin e stilistes Emy Venturini: fustani midi dhe një xhaketë oversize dhe shtojini veshjes çizmet tuaja ‘combat’.
Ndiqni vibe-n e vjeshtës duke krijuar një look me tone neutrale. Victoria Barbara na tregon sesi ajo ‘përqafon’ ngjyrat e vjeshtës teksa i shton xhinseve të saj një pallto kafe dhe çizme ngjyrë bezhë.
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply