Është shndërruar tashmë në traditë që, Top Media çdo 16 Tetor të organizojë një festë private me stafin në nder të ditëlindjes së themeluesit të ndjerë- Dritan Hoxha.
Festa është mbajtur në një nga club-et e kryeqytetit në zonën e ish-Bllokut deri në orët e vona të mesnatës dhe ajo që nuk ka shpëtuar pa u vënë re është padyshim veshjet e zgjedhura nga drejtueset e medias.
Nëse Sara Hoxha kishte zgjedhur një kostum të zi (xhaketë+pantallona), duket se dy drejtueset e tjera të media: Vjollca Hoxha dhe e bija Lori ishin në sintoni të plotë në stil duke përqafuar trendin e momentit #BarbieCore të veshura ngjyrë rozë nga koka te këmbët.
Vjollca Hoxha e veshur me këmishë dhe pantallona “Maison Valentino”, e Lori ndonëse thuajse me të njëjtin model pantallonash kishte zgjedhur një golf top të hapur pas nga “Dolce Gabbana” duke iu larguar këtë herë veshjeve klasike apo ngjyrës së zezë ‘safe’ për ta zëvendësuar me ngjyrën vibrante rozë që prej muajsh tashmë është në modë dhe ka pushtuar pasarelat.
Leave a Reply