Kamosh, Temina, Pulovra: Çfarë do të jetë në modë këtë dimër?

Dukuni chic duke qëndruar të ngrohtë.

Për sezonin e Dimër 2022-2023, stilistët na drejtuan drejt axhendës së ‘më shumë- më mirë” duke nënkuptuar kështu më shumë shtresa veshjesh, më shumë tekstura, ngjyra, shkëlqim, etj.

Po cfarë do të jetë në modë këtë dimër?

1. Shkëlqim dhe xixa

Pas një ndërprerjeje 2-vjeçare, shkëlqimi dhe dhe glamur-i janë rikthyer fuqishëm.

2. Dorezat matchy-matchy

Dorezat e gjata deri në bërryl janë një trend i përsëritur, siç u panë nga Herve Leger në New York apo Fendi në Milano. Qoftë me një fustan të shkurtër të zi, një kostum zyre apo apo një pallto, kombinimi me dorezat do t’i japë veshjes suaj një tjetër pamje.

3. Pulovrat

Ju e dini se kur Celine, Chloé, Chanel dhe Bottega krijojnë të njëjtën gjë, bëjmë mirë t’i kushtojmë vëmendje. Çfarë pamë në koleksionet e sezonit janë pulovrat me thurje të cilat bëni mirë t’i përfshini në garderobë, një orë e më parë.

4. Xhaketat e kamoshit

Një tjetër rikthim të bujshëm këtë sezon do të ketë kamoshi; teksturë që do ta shohim edhe në këpucë, çanta apo aksesorë por ëmendjen më të madhe do ta marrin xhaketat.

5. Puffers

Adhuruesit e modës kanë një marrëdhënie Dashuri-Urrejtje me xhaketat e fryra. Megjithatë ju pëlqejnë ose jo, ato janë në trend edhe këtë dimër dhe këtë e konfirmuan në pasarelë edhe Dion Lee e Versace, që prezantuan edhe modelet me korse apo rripa.

6. Kuadratat

Veshjet me kuadrata mbizotëruar sfilatat e shumë stilistëve prandaj ky është momenti i tyre i rikthimit që duhet ta përqafojmë.

Burimi: Editorialist