Karim Benzema, sportisti që rrëzon mitin e futbollistëve pa stil!
Leksione stili nga fituesi i "Topit të Artë" 2022.


What’s your reaction?
Love13
Sad0
Happy0
Angry0
Futbollistët prej kohësh kanë një reputacion jo fort të mirë për stilin e tyre e, pavarësisht pagesave të larta, sensi i modës nuk ka qenë kurrë një prioritet për ta, deri vonë.
Megjithatë duhet ta pranojmë se kanë ikur kohët kur futbollistët renditeshin në krye të çdo listë si të veshur më keq e në vend të kësaj, ata po shfaqen në revista, duke diskutuar për stilin e tyre, orat e fundit apo veshjet e preferuara.
Disa ‘fitojnë’ në stilin e tyre të rrugës, e të tjerë na kanë mahnitur me kostumet e zgjedhura me aq stil në evente, si për për të bërë xheloz edhe agjentin 007.
Por, nëse është dikush që qëndron në krye të grupit të sportistëve të njohur për veshjet e zgjedhura deri në përsosmëri dhe ndikim të pakrahasueshëm stili, ai është Karim Benzema.
Ylli i Real Madridit ka luftuar për t’u gdhendur si njeriu kryesor i Los Blancos, por nuk ka pasur vështirësi të tilla kur bëhet fjalë për stilin.
Përkundrazi, Karim Benzema ka qenë ylli i kopertinës së GQ (edicioni spanjoll) në numrin e majit 2019, ai është imazhi i koleksionit “Faster” të Fendi, ka bashkëpunuar në koleksione me Jean Paul Gaultier, ka qenë i pranishëm në radhën e parë në Javën e Modës në Paris, e ndërsa në Instagram ka një miksim të fotove që demostrojnë format, stilin dhe festimet e tij të gol pas goli.
E nuk kishte sesi të gjithë sytë të mos ishin te Benzema mbrëmjen e 17 Tetorit ndërsa mbante në duar trofeun e artë, i veshur me një kostum ‘smoking’ të zi (custom-made) nga Fendi, kostum që mori vëmendje për shkak të ngjashmërinë me një veshje të Tupac Shakur, përkatësisht me atë që artisti veshi në “American Music Awards në 1996-ën.
Ndonëse vetë Topi i Artë shkëlqente mjaftueshëm, nuk munguan as aksesorë të tjerë të artë nga Benzema si byzylyku Cartier apo ora Richard Mille.
Nëse ende nuk jeni bindur apo ju ka shpëtuar, hidhini një sy stilit të Benzema, treguar përmes disa fotove- si më poshtë.
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply