JU VOTUAT! Kjo është e veshura më mirë në ekran për javën e shkuar

Cila është vajza e njohur që rrëmbeu pëlqimin e 90% të votuesve në Instagram.

Në votimin e çdo të diele, në Instagram Story e faqes sonë albaniastreetstyle , publiku shqiptarë ka mundësinë të votoj për veshjet që personazhet VIP kanë veshur përgjatë një jave në ekran.

Për javën që sapo përmbyllëm, publiku ka votuar si të veshurën më mirë Dojna Mema-n me kostumin pastel rozë që prezantuesja e njohur, kishte zgjedhur si e ftuar në programin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Dojna ka mundur të marr pëlqimin e 90% të votuesve për veshjen e saj, duke ‘rrëmbyer’ stafetën si “E VESHURA MË MIRË” për javën që lamë pas.

Rezultatet e votimit të publikut në Instagramin e “Albania Street Style”.

Rubrika “VIP on TV” është kthyer tashmë në një fenomen dhe mund ta ndiqni dhe të votoni veshjet e personazheve VIP në TV çdo të dielë në orën 21:00 në Instagramin e “Albania Street Style”