Këpucët: 5 trendet e momentit

Ecni me hapat e duhur.

Teksa temperaturat bien, tendencat e vjeshtë-dimër ‘nxehen’!

I ftohti nuk përballohet vetëm me pulovra të ngrohta apo xhaketa e xhupa por edhe me tendencat e këpucëve që këtë sezon vijnë në lartësi, rehati e forma të reja!

5 tendencat e këpucëve të Vjeshtë-Dimër 2022 që mund të filloni t’i vishni/blini që tanii gjeni më poshtë.

1. Çizmet

Me uljen e temperaturave, nuk ka këpucë më të mira sesa çizmet. Këtë sezon, dizajnerët propozojnë stilet mbi gju me nuanca të pasura të lëkurës. Kombinojini çizmet tuaja të vjeshtës nën fustanet e thurura dhe stof, siç u pa në pasarelat e Bottega Veneta dhe Chanel, ose stilojini mbi xhinseve e ngushta pas trupit e pulovrat e mëdha e të ngrohta të vjeshtës.

2. Shapkat ‘Mules”

Të veshura historikisht brenda shtëpisë, shapkat ‘mules’ bëjnë bashkë lehtësinë e pantoflave dhe pamjen e rafinuar të një take. Me formë të sofistikuar para- qoftë majë apo katrore- ‘mules’ mund të vishet kudo dhe me çdo gjë.

3. Të sheshtat ‘futuristike’

Këpucët e sheshta të çuditshme të stilit fantastiko-shkencos po sundojnë këtë sezon, prandaj nëse doni të jeni një hap me tendencat, bëjini pjesë të garderobës suaj.

4. Atletet

Dallimi mes atleteve të modës dhe atyre sportive (atletike) është pothuajse inekzistent. Tashmë siç na tregoi Valentino apo Gucci dhe bashkëpunimet mes atletëve dhe botës së modës, e sigurt që këtë sezon do të na shoh syri shumë atlete. 

5.Takat super të larta

Takat e larta jo vetëm që janë kthyer në modë por i bashkohen edhe platfomat edhe më të larta. Këtë sezon, sa më e madhe të jetë platforma, aq më mirë.

Marie Claire