Casino Fashion Show: Çfarë ndodhi në sfilatën e pazakontë të “La Carrie” në Tiranë?!
Brandi italian i çantave vjen në Shqipëri dhe ‘trazon’ një kazino të tërë!


What’s your reaction?
Love6
Sad1
Happy0
Angry0
Shumë çka mund të ndodh në një Casino ama gjithcka pritet të ndodh nëse aty ka një Fashion Show!
Mos e dërgoni imagjinatën larg as në Monaco e as Monte Carlo, por qëndroni në Tiranë, aty ku “La Carrie” na ftoi të ishim mbretëresha me çantat e saj, çdo ditë!
Brandi italian i çantave, themeluar në 2014-ën nga familja e njohur Amatori e cila është pjesë e industrisë së modës prej brezashme radhë, është zyrtarisht në kryeqytet dhe këtë muaj prezantoi koleksionin e ri të Vjeshtë-Dimër 2022, e jo vetëm kaq!
Në një event të pazakontë -të hapur- mbajtur në Arena Casino në fillim të këtij muaji, në mesin e makinetave, tavolinave të pokerit dhe të ftuarve të shumtë, modelet sfilonin me çantat LC në korridoret e kazinosë duke tërhequr vëmendjen e të pranishmeve.
“Një emocion i jashtëzakonshëm pasi më në fund ju bëra të gjithë bashkë. Jam më shumë se lumtur që një brand tjetër i shtohet familjes dhe që “La Carrie” është tashmë në Shqipëri. Dua të falenderoj pafund Arena Casino për të gjithë disponibilitetin dhe mundësitë që i dhatë promovimit të “La Carrie Albania.”– tha Esmeralda Zoto, drejtuesja e La Carrie Albania.
24 çanta u panë në sfilatë, duke nisur që nga ajo identifikuese e brandit –bucket bag- te ato #bestseller e krijimet e koleksionit të ri, të gjitha me sytë e vëmendjen e merituar të kujtdo që po i shihte të parakalonin.
Por show dhe surprizat nuk ndodhën vetëm në pasarelë- kjo sepse
organizatorët kishin menduar të dhuronin 6 çanta “La Carrie” dhe një udhëtim në Itali, ku tjetër veçse në kryeqytetin e modës Milano.
Të konsideruara ndryshe si çantat e çdo ditë, çantat “La Carrie” janë sinonim i feminilitetit dhe gruas që preferon lirinë e jetës metropolitane më shumë sesa rolin e femrës fatale; një stil eklektik, modern i modës femërore.
Tradita, kreativiteti dhe një prekje magjepsëse janë elementët themelorë të ADN-së së La Carrie, vlerat të cilat e kanë ndërtuar linjën ndër vite duke e bërë atë markën e referencës midis konsumatorëve të rinj që kërkojnë origjinalitet.
#BetheQueen me “La Carrie”! E gjeni në COIN, Kati 0.
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply