Kjo është e veshura më mirë në ekran për javën e shkuar!

Cila është vajza e njohur që rrëmbeu pëlqimin e 89% të votuesve në Instagram.

Në votimin e çdo të diele, në Instagram Story e faqes sonë albaniastreetstyle , publiku shqiptarë ka mundësinë të votoj për veshjet që personazhet VIP kanë veshur përgjatë një jave në ekran.

Për javën që sapo përmbyllëm, publiku ka votuar si të veshurën më mirë në ekran Jonida Maliqi. Artisja nuk ka zhgënjyer as në këtë dalje të sajën në panelin e jurisë së festivalit “Kënga Magjike” në Tv Klan.

Jonida ka mundur të marr pëlqimin e 89% të votuesve për veshjen e saj, duke ‘rrëmbyer’ stafetën si “E VESHURA MË MIRË” për javën që lamë pas.

Rezultatet e votimit

Ju mund të bëheni pjesë e rubrikës “VIP on TV” dhe të votoni veshjet e personazheve VIP në TV  çdo të dielë në orën 21:00 në Instagram Story e “Albania Street Style”.