Arbana zgjedh Saint Laurent në premierën e filmit “Sofia”

Fustani i gjatë elegant i Saint Laurent është pjesë e koleksionit Fall ‘22 i fustaneve të mbrëmjes.

Mbrëmjen e së Mërkurës u mbajt në Tiranë premiera e filmit “Sofia” nga Eduart Grishaj, që bëri bashkë personazhe të njohur të ekranit e kinetografisë.

Në event nuk mund të mungonte as partnerja e Grishajt, prezantuesja e njohur Arbana Osmani e cila kishte zgjedhur t’i përmbahej kodit të veshjes së eventit, duke zgjedhur një fustan të gjatë elegant nga Saint Laurent, pjesë e koleksionit Fall ‘22 i fustaneve të mbrëmjes, që në faqen zyrtare të brandit kushton 4.400$.

Fustani me rrudha përmban rripa në formë V-je në kraharor, që shtrihen në kurriz e bashkohen në fundshpinë dhe një lule lejla kadife në pjesën e bustit.

SHOP THE DRESS

SAINT LAURENT

Long sleeveless dress in shiny jersey (4.400$)

Ju pëlqeu fustani I zgjedhur nga Arbana për premierën e filmit?