Outfiti 545€ nuk e ndihmon; Prezantuesja shqiptare shpallet E VESHURA MË KEQ e javës në ekran!


Linjat e saj elegante, simpatia që gëzon në publik dhe mbi të gjitha as veshja nuk e ndihmuan prezantuesen e njohur Marina Vjollca këtë javë, përkundrazi!
Marina ndonëse veshi një jumpsuit velvet- që kushton 545€- pjesë nga koleksioni i fundit i Elisabetta Franchi- i ngushtë pas trupit në ngjyrë të kuqe, nuk ia doli të rrëmbejë votat pozitive të ndjekësve tanë në Instagram.
Në votimin e çdo të diele në Instagram Story e faqes sonë albaniastreetstyle publiku ka votuar si të veshurën më keq prezantuesen e show-t humoristik “Klanifornia” që transmetohet të shtunën në Tv Klan, e cila ka grumbulluar JO-të e 72% të votuesve, duke u pozicionuar kështu si “E VESHURA MË KEQ” në ekran për javën që lamë pas.
Ju mund të bëheni pjesë e rubrikës “VIP on TV” dhe të votoni veshjet e personazheve VIP në TV çdo të dielë në orën 21:00 në Instagram Story e “Albania Street Style”.
E nëse ju ju ka pëlqyer veshja e Marinës, mund ta blini këtu:
SHOP THE OUTFIT
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply