CFDA Awards 2022: Çfarë veshën yjet në Tapetin e Kuq

Mbrëmjen e 7 Nëntorit në New York, Këshilli i Dizajnerëve të Modës Amerikane (CFDA) organizoi ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve, e cila nderon talentet më të mirë dhe më të ndritur në modën amerikane.

Eventi i mbushur me yje, në partneritet me Amazon Fashion, përkujtoi gjithashtu 60-vjetorin e CFDA, një organizatë jofitimprurëse e nisur fillimisht nga publicistja e njohur Eleanor Lambert.

Emrat që u nderuan natën e mbrëmshme përfshijnë kuratorin Andrew Bolton, stilistin Law Roach dhe një çmim special pas vdekjes iu dha stilistit të ndjerë Virgil Abloh.

“Skims”, marka e lançuar nga Kim Kardashian, mori për herë të parë çmimit e ri “Innovator Award”, të krijuar rishtazi nga Amazon Fashion. Lenny Kravitz mori çmimin e Fashion Icon për vitin 2022 dhe Kombeve të Bashkuara iu dha çmimi “Environmental Sustainability Award”.

Por çfarë veshën yjet e Hollywood në Tapetin e Kuq të eventit të rëndësishëm të modës:

Photo: Getty Images