Grida Duma merr stilin me vete dhe e lë parlamentin démodé!


What’s your reaction?
Love46
Sad2
Happy2
Angry1
Jo se është spikatur ndonjëherë, por tashmë mund ta themi me bindje se kemi një parlament ‘démodé’!
Këtë javë lajmi kryesor ishte ai i dorëheqjes së Grida Dumës nga roli i saj si deputete e Partisë Demokratike pas 9 vitesh angazhim.
Duke mbetur të patrazuar e duke e lënë tërësisht mënjanë aspektin politikë, ajo që na vjen së pari të themi është se, me largimin e Grida Dumës parlamentit shqiptar do t’i mungojë një ndër zonjat më sharmante dhe më me stil, që i jepnin atij disa doza estetike dhe elegance.
Megjithatë, ndonëse stili i politikanes 45-vjeçare nuk ka qenë gjithmonë në më të mirën e tij, ajo që mund të thuhet me siguri është se stili i saj i të veshurit dhe daljet publike kanë ardhur duke u përmirësuar.
Nëse kthehemi pas në kohë, dikur Grida ishte një ‘fanse’ besnike e kostumeve dhe këmishave në të njëtat tonalitete ngjyrash, saqë kishte krijuar një imazh elegant e korrekt në daljet e saj, por pa guxuar shumë, duke qëndruar brenda kuadratit të veshjeve serioze.
Por nuk mund të themi të njëjtën gjë sot!
Nëse i hedh një sy daljeve të saj, vihet re se së fundmi Grida ka ‘braktisur’ pantallonat klasike për t’i zëvendësuar ato me fustane ose fundet midi ‘pencil’ me bel të lartë, ndërsa mban xhaketa (blazer) oversize ose të gjata ose jelekë; pa harruar këpucët stileto duke bërë që në tërësi outfitet e saj të jenë për t’u pasur zili dhe një burim frymëzimi për zonjat.
Më poshtë, po ju rendisim disa prej momenteve më të mira të stilit të Grida Dumës nën petkun e deputetes së Parlamentit shqiptar.
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply