Ju votuat!  Kjo është “E VESHURA MË KEQ” e javës në ekran!

Në votimin e çdo të diele në Instagram Story e faqes sonë albaniastreetstyle publiku shqiptarë ka mundësinë të votojë për veshjet që personazhet VIP kanë veshur përgjatë një jave në ekran.

Për javën që sapo përmbyllëm, publiku ka votuar si të veshurën më keq producenten Dalina Buzi- veshur me fustanin ‘velvet’ ngjyrë kafe me kapuç, nga stilisti Valdrin Sahiti, veshje e përzgjedhur në spektaklin e të premtes “Dancing With The Stars” në Top Channel.

Anëtarja e jurisë së spektaklit të kërcimit nuk ka marr aprovim/pëlqim për këtë zgjedhje të sajën nga 81% e votuesve, duke u pozicionuar kështu si “E VESHURA MË KEQ” në ekran për javën që lamë pas.

Ju mund të bëheni pjesë e rubrikës “VIP on TV” dhe të votoni veshjet e personazheve VIP në TV  çdo të dielë në orën 21:00 në Instagram Story e “Albania Street Style”.