Prezantuesja rrëzon “mitin”; Shpallet e veshura më mirë e javës

Në eksperiencat e mëparshme televizive, Bora Zemani dukej sikur i kishte bërë ndjekësit në një mendje dhe nga java në javë vështirë t’i shpëtonte jo-vë të ndjekësve për përlqyeshmërinë e veshjeve

Nuk e dimë a është efekti ‘glamour’ i Dancing With the Stars’ apo i stilistit dhe veshjeve që përzgjedh, por për këtë javë 85% e votuesve në rubrikën “VIP on Tv” e shpallën moderatoren si “E Veshura më Mirë” në ekran, për javën që lamë pas.

Pas lajmit se “Dancing With The Stars” është renditur nga revista më e madhe e programeve audiovizive në botë, World Screen Social, Wit List, në vend të tretë për muajin tetor, ky është një tjetër lajm i mirë për prezantuesen e këtij programi.

Çdo të dielë, në Instagram Story e faqes sonë albaniastreetstyle , publiku shqiptarë ka mundësinë të votoj për veshjet që personazhet VIP kanë veshur përgjatë një jave në ekran. 

Ju mund të bëheni pjesë e rubrikës “VIP on TV” dhe të votoni veshjet e personazheve VIP në TV çdo të dielë në orën 21:00 në Instagram Story e “Albania Street Style”.