Estée Lauder blen Tom Ford për 2.8 miliardë dollarë

Në një marrëveshje historike të shpallur të martën, brandi i famshëm Estée Lauder deklaroi se po blen “Tom Ford”.

Sipas marrëveshjes, label-i amerikan i modës dhe bukurisë vlerësohet me vlerën e 2.8 miliardë dollarë dhe do të paguhet përmes parave cash, borxheve dhe pagesat e prapambetura që do të paguhen në vitin 2025.

Marrëveshja pritet të përmbyllet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, në pritje të miratimeve rregullatore.

Sipas deklaratës, Tom Ford – projektuesi, themeluesi dhe CEO i famshëm i labelit me të njëjtin emër – do të qëndrojë si “vizionari krijues” i markës pas mbylljes së marrëveshjes dhe deri në fund të vitit 2023.

Tom Ford dhe Estée Lauder kanë qenë partnerë për më shumë se 15 vjet, duke lançuar së bashku markën Tom Ford Beauty në 2006.

Estée Lauder Companies, e cila është shtëpia e markave të tjera botërore të bukurisë si Clinique dhe Bobbi Brown, tha se pritet që shitjet vjetore të linjës kozmetike të Tom Ford të arrijnë në 1 miliard dollarë “gjatë dy viteve të ardhshme”.

Burimi: CNN