Momentet më të mira të stilit të Princess Diana në “The Crown”

Nga fustani i saj ikonik deri tek daljet në përditshëri, seriali i shumëpritur i Netflix: “The Crown” qëllon në shenjë pamjet e Princeshës Diana këtë sezon.

Duke hyrë në ngjarjet që ndodhin në jetën e familjes mbretërore gjatë viteve ’90, ky sezon që ka nisur transmetimin vetëm pak ditë më parë, tregon jetën e Princeshës Diana teksa ajo lundron si nënë dhe grua, dhe përfshin momentet e saj të famshme dhe ikonë të stilit.

Elizabeth Debicki, e cila luan Princeshën Diana në serial, vesh një sërë veshjesh që mishërojnë ose përsërisin disa nga pamjet më të mira të Lady Dianës ndër vite.

Elizabeth Debicki dhe Princess Diana
FUSTANI I "HAKMARRJES"

Duke përsëritur pamjen më ikonike të Princeshës Diana, Debicki vesh fustanin që Lady Diana veshi gjatë daljes së saj të parë publike pasi Princi Charles pranoi se kishte një lidhje.

XHAKETA ME KUADRATA

Debicki, lart, fotografohet duke luajtur Princeshën Diana e veshur me xhaketën me kuadrata ‘tartan’ për të festuar Krishtlindjet në “The Crown”. Poshtë, Princesha Diana, fotografuar e veshur me një model të ngjashëm në një shëtitje në Mançester duke përshëndetur fansat.

FUSTANI BOJËQIELL ME RRIP NË QAFË

Në foton poshtë, Princesha Diana duke mbërritur në Galerinë Serpentine, e veshur me një fustan me lidhje në qafë në 1995.

VESHJE JESHILE

“The Crown” risjell disa prej  veshjeve të ndryshme elegante jeshile të Princeshës Diana.

KOSTUM GRI 'CASUAL'

Në serial, Debicki mishëron xhaketën e sofistikuar casual gri që Princesha Diana veshi gjatë viteve.

LILAC DHE PERLA

“The Crown” përsëriti në mënyrë perfekte pamjen elegante me lilac të Princeshës Diana me perla të bardha të ndritshme. Në foto djathtas, Lady Diana duke vizituar Uashingtonin.

MOMENTI I XHAKETËS BLU

Princesha Diana, në foton poshtë, veshur me një xhaketë blu të ndezur mbi një fustan të zi për ditën e parë të Princit William në Kolegjin Eton në 1995.

BUSINESS CASUAL

Në momentet më kulmore nga jeta e Princeshës Diana, Sezoni 5 i “The Crown” rikrijon pamjet nga intervista e saj me Martin Bashir.

KURORA

Në foton poshtë, Princesha Diana vesh kurorën e Mbretëreshës Mary ndërsa merrte pjesë në një darkë në Ambasadën Britanike në Uashington. Debicki, lart, vesh një kurorë të ngjashme me stoli në :The Crown”.

Burimi: L’OFFICIEL