Jo vetëm me neutralet; Ja 6 ngjyrat që shkojnë me veshjet kafe


What’s your reaction?
Love22
Sad1
Happy2
Angry3
Ngjyra kafe- pa marrë parasysh nuancat e saj- konsiderohet si ngjyrë neutrale. Megjithatë duhet të dini se, kjo ngjyrë, jo vetëm kombinohet mirë me ngjyrat e tjera neutrale si e zeza, kremi, e bardha apo jeshile ulliri, por mund të funksionojë shumë mirë edhe si balancuese edhe te ngjyrat më të ndezura.
Nëse edhe ju keni dyshime se me çfarë ngjyrash do ta kombinonit një veshje kafe, më poshtë ju sjellim disa ide për t’ju shërbyer si guidë për të ardhmen.
Është e vërtetë kur thonë se ngjyra e verdhë ka tendencë të vjedh vëmendjen, por nëse po kërkoni që t’ja zbehni ndriçimin asaj ose ngjyrave të ndezura, stilojini ato me veshje ngjyrë kafe.
Një ngjyrë lejla e errët e shoqëruar me kafe krijon një kombinim elegant, mbretëror, ndërsa një livando më e lehtë do t’i japë rrobave ngjyrë kafe një pamje të freskët dhe të ëmbël.
E bardha shkon thuajse me çdo ngjyrë, por ngjyra krem është më e ngjashme me tonalitetet e të kaftës. Provoni të vishni një bluzë kremi me fund ngjyrë kafe, e do të krijoni është një veshje shumë të lehtë për sytë.
Nëse doni t’i largoheni kombinimit kuq e zi, provoni ta zëvendësoni atë me të kuqen dhe të kaftën dhe do ta shihni sa bukur bëhen bashkë këto dy ngjyra në një outfit.
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply