Anxhelina vesh bluzen e ‘çuditshme’ në finalen e Formula 1 dhe ne nuk ia ndajmë dot sytë!


What’s your reaction?
Love24
Sad1
Happy3
Angry2
Anxhelina Hadërgjonaj ndodhet aktualisht në Abu Dhabi për finalen e Formula 1 dhe për këtë event sportiv ka zgjedhur një look denim-on-denim kombinuar me aksesorë të bardhë.
Ajo që tërhoqi vëmendjen në të gjithë veshjen e saj është padyshim top-i xhins pa mëngë nga Balenciaga , që në pamje të parë të duket si pantallona, që brandi i njohur e debutoi në prezantimin e koleksionit të Vjeshtë/Dimër 2022 gjatë sfilatës së ‘stuhisë së dëborës’ konceptuar nga dizajneri i markës, Demna.
Për të kompletuar look-un e saj, artistja shqiptare kishte zgjedhur xhinse të gjera ‘baggy’ dhe vathët ‘silver’ po nga Balenciaga, ndërsa në këmbë mbante veshur këpucë me majë si dhe çantën Hermes mini-kelly në ngjyrë të bardhë.
Të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit në Instagram që e kanë komplimentuar këtë look të 28-vjeçares, që rrallë herë gabon me stilin e saj.
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Postoni dhe veshjet e Beatrix Ramosaj
Anxhelina stunning as always ❤️ Vajza me e bukur shqiptare bashk me Beatrix! ⚡️