Kjo është veshja më e mirë e javës në ekran dhe kupën e merr…

Në votimin e çdo të diele, në Instagram Story e faqes sonë albaniastreetstyle , publiku shqiptarë ka mundësinë të votoj për veshjet që personazhet VIP kanë veshur përgjatë një jave në ekran.

Për javën që sapo përmbyllëm, publiku ka votuar si të veshurën më mirë në ekran blogeren e njohur shqiptare Sarah Berisha me fustanin e saj të zi “Revolve” që veshi në emisionin “Zemër Luana”, të dielën në Tv Klan.

Sarah ka mundur të marr pëlqimin e 91% të votuesve për veshjen e saj, duke ‘rrëmbyer’ stafetën si “E VESHURA MË MIRË” në ekran për javën që lamë pas.

Prej kohësh, një ndër influencueset shqiptare më të dashura e më me ndikim, Sarah e cila numëron më shumë se 285 mijë ndjekës ka goditur sërish në shenjë me daljet e saj, ndonëse ky rezultat nuk është aspak surprizues për 26-vjeçaren që pasionin e saj për modën, prej vitesh e ka shndërruar në profesion.

Ju mund të bëheni pjesë e rubrikës “VIP on TV” dhe të votoni veshjet e personazheve VIP në TV  çdo të dielë në orën 21:00 në Instagram Story e “Albania Street Style”.