Si të ecni me taka; Këshilla dhe truke për një ecje elegante

Këpucët me taka sa janë praktike për disa, janë shumë jashtë zonës së rehatisë për shumë vajza të tjera.

 Në mënyrë që të siguroheni që takat e larta që ju bëjnë të dukeni edhe më të gjata, të jenë ‘aleatet’ tuaja dhe disi më komode, është e rëndësishme të mësoni disa truke se si të ecni mbi to.

 “Mos filloni me takën më të lartë”, thotë stilistja Jenn Loyd. “Në vend të kësaj, përgatituni për sukses duke filluar nga pak.”

 Më poshtë ju sjellim disa këshilla dhe truke si ta bëni ecjen me taka më të lehtë.

1. Praktikohuni

Përpara se të nisni të ecni me taka, është mirë të praktoni ecjen me gishtërinj nëpër shtëpi. Kjo praktikë mund të forcojë pulpat dhe do t’ju ndihmojë të ndërtoni ekuilibrin në ecje.

2. Vishini takat në shtëpi

Fillimisht vishini këpucët me taka nëpër shtëpi. Kur ecni me to, përpiquni t’i hidhni hapat në të njëjtën linjë me qendrën e trupit tuaj, në vend drejtoheni më përpara. “Sigurohuni që fillimisht të ecni me taka, pastaj me gishta”, thotë ekspertja e modës Jenn Loyd, që këshillon gjithashtu që në fillim të nisim të përdorim këpucë me bazë dhe takë më të plotë.

3. Provoni më një takë më të hollë

Pasi të ndiheni komode me një bazë dhe takë më të plotë, mund të nisni të përdorni një takë më të hollë e me gjatësi mesatare. Mos harroni se më shumë rëndësi sesa zgjedhja e modelit të këpucëve, vëmendjen më të madhe e merr qëndrimi juaj dhe mënyra si ecni mbi to!

4. Më lart, drejt qiellit!

Pasi të ndiheni rehat me takat me lartësi mesatare, mund të nisni të eksperimentoni me stile takash më të larta se 12 cm. Kjo lartësi take (edhe më shumë) mund të shkaktojë më shumë parehati sepse sa më e lartë taka, aq më e pjerrët është pjerrësia që duhet të marr këmba juaj.

5. Merrni masa

Sigurohuni që të keni një çantë shpëtimi herët e para kur filloni të kuptoni se si të ecni me taka—siç janë leukoplastet apo mbështetësit e thembrave në trajtë xheli. Mund të mbani edhe një palë këpucë të tjera me vete në rast urgjence.