Çfarë veshi Dua Lipa sot në Tiranë, pak orë para koncertit?!


Dua Lipa ndodhet në Tiranë prej të shtunës për të performuar në koncertin e 110 vjetorit të Pavarësisë, njëkohësisht koncert përmbyllës i turneut të saj “Future Nostalgia”.
Paraditen e së Hënës, pak orë para koncertit ylli i muzikës botërore është parë në kryeqytet në një nga qendrat tregtare pranë stadiumit “Air Albania”- e veshur kuq e zi- ndërsa disa foto nga kjo paradite i ka shpërndarë edhe vet në Instagram.
Sa i përket veshjes, stilisti personal i artistes Lorenzo Posocco, edhe në këtë dalje të Dua-s ka zgjedhur për të një outfit black- fustan dhe cardigan- nga Bottega Veneta, koleksioni Resort 2023, si dhe këpucë ngjyrë të kuqe nga i njëjti brand.
Ndërsa mban në dorë flamurin kuq e zi, Dua i uron të gjithëve 110 vjetorin e pavarësisë dhe nuk heziton të shpreh gëzimin dhe padurimin e saj për t’u parë sot në sheshin Skëndërbej, në show-n final të turneut.
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply