Triumfon prezantuesja; Shpallet e veshura më mirë e javës në ekran

Në votimin e çdo të diele, në Instagram Story e faqes sonë albaniastreetstyle , publiku shqiptarë ka mundësinë të votoj për veshjet që personazhet VIP kanë veshur përgjatë një jave në ekran.

Për javën që sapo përmbyllëm, publiku ka votuar si të veshurën më mirë në ekran prezantuesen e njohur shqiptare Fjoralba Ponari me fustanin e saj të bardhë nga dizajneri “Festim Isufi”, zgjedhja që Fjoralba kishte bërë për këtë javë në moderimin e show-t të humorit “Portokalli”.

Fjoralba ka mundur të marr pëlqimin e 88% të votuesve për veshjen e saj, duke ‘rrëmbyer’ stafetën si “E VESHURA MË MIRË” në ekran për javën që lamë pas.

u mund të bëheni pjesë e rubrikës “VIP on TV” dhe të votoni veshjet e personazheve VIP në TV  çdo të dielë në orën 21:00 në Instagram Story e “Albania Street Style”.