Fustani 692€ shpall prezantuesen si “E veshura më keq” në ekran


What’s your reaction?
Love5
Sad4
Happy8
Angry9
Në votimin e çdo të diele në Instagram Story e faqes sonë albaniastreetstyle publiku shqiptar ka mundësinë të votojë për veshjet që personazhet VIP kanë veshur përgjatë një jave në ekran.
Për javën që sapo përmbyllëm, publiku ka votuar si të veshurën më keq moderatoren Luana Vjollca– veshur me një fustan të gjatë nga Elisabetta Franchi.
Fustani që kushton 692€ është pjesë e koleksionit Pranverë-Verë 2023, prezantuar në Javën e Modës në Milano dhe ishte zgjedhja Luanës në puntatën e kësaj jave të emisionit të saj “Zemër Luana”, në TV Klan.
Luana Vjollca ka grumbulluar JO-të e 74% të votuesve, duke u pozicionuar kështu si “E VESHURA MË KEQ” në ekran për javën që lamë pas.
Ju mund të bëheni pjesë e rubrikës “VIP on TV” dhe të votoni veshjet e personazheve VIP në TV çdo të dielë në orën 21:00 në Instagram Story e “Albania Street Style”.
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply