“Emily in Paris” 3; Çfarë veshën yjet në premierë?!

Të martën më 6 dhjetor, Netflix priti Premierën Botërore të “Emily në Paris” sezoni 3 në Teatrin e Champs-Elysées në Paris.

Yjet e “Emily në Paris” sollën shkëlqimin dhe magjepsjen me Lily Collins që zgjodhi një fustan me lidhur në ngjyrë rëre nga Saint Laurent e Ashley Park që shkëlqente e tëra me një fustan dhe pallto të artë nga Valentino.

Camille Razat zgjodhi gjithashtu Valentino-n, por një pamje më të thjeshtë – një bluzë kremi me mëngë të gjata dhe pantallona me pupla nga koleksioni i Pranverë 2023 – dhe shtoi një gjerdan choker (dhe rimel) të purpurt për t’i dhënë ngjyrë pamjes.

Ja çfarë veshën yjet e kastit:

Lily Collins me “Saint Laurent” dhe bizhu “Cartier”.
Ashley Park me "Valentino".
Camille Razat me "Valentino".
Philippine Leroy-Beaulieu me "Sportmax".
Lucien Laviscount
Kate Walsh
Kim Cattrall
Lucas Bravo

Seriali i njohur do të nisë transmetimin e sezonit të tretë në 21 Dhjetor në Netflix, ndërsa disa ditë më parë është publikuar edhe trailer-i zyrtar.