Trofeun si “E VESHURA MË MIRË’ në ekran për këtë javë e rrëmben…

Në votimin e çdo të diele, në Instagram Story e faqes sonë albaniastreetstyle , publiku shqiptar ka mundësinë të votoj për veshjet që personazhet VIP kanë veshur përgjatë një jave në ekran.

Për javën që sapo përmbyllëm, publiku ka votuar si të veshurën më mirë në ekran prezantuesen dhe blogeren shqiptare Armina Mevlani me veshjen e përzgjedhur për këtë javë si e ftuar në programin “Më lër të flas” në Top Channel.

Armina ka mundur të marr pëlqimin e 89% të votuesve për veshjen e saj, duke ‘rrëmbyer’ stafetën si “E VESHURA MË MIRË” në ekran për javën që lamë pas.

 

Ju mund të bëheni pjesë e rubrikës “VIP on TV” dhe të votoni veshjet e personazheve VIP në TV  çdo të dielë në orën 21:00 në Instagram Story e “Albania Street Style”.