7 pallto klasike që të famshmit me stil i veshin gjithmonë

LOS ANGELES, CA - JUNE 18: Dakota Johnson is seen on June 18, 2022 in Los Angeles, California. (Photo by Rachpoot/Bauer-Griffin/GC Images)

Me temperaturat që ulen çdo ditë, nëse nuk keni një pallto dimërore, keni patjetër nevojë për një të tillë.

E nëse jeni në dilemë për blerjet apo jeni duke kërkuar për modelet më të mira të palltove, zbuloni se cilat janë modelet e preferuara të të famshmëve që janë një investim.

1. Pallto kamel

Kjo pallto ka një elegancë të përjetshme, është e lindur për çdo veshje dhe bën të mundur lartësimin e çdo outfiti me të cilën e kombinoni.

Shihni Rosie Huntington-Whiteley që i kthehet këtij stili çdo vit, kur fillojnë ditët e freskëta, duke dëshmuar jetëgjatësinë e këtij investimi.

2. Xhaketat e fryra

Xhakete e fryra janë bërë një veshje e domosdoshme në garderobë e që do të jenë shumë gjatë në modë. Nëse dëshironi një xhaketë komode që do të mbrojë edhe nga shiu i papritur, atëherë blijeni një ‘puffer’ dhe shtojeni në lista tuaj të garderobës dimërore..

3. Pallto me 'spërkatje' e printe me kuadrata, etj

Nëse ka modele palltosh që do të fitojnë gjithmonë mbi stilin minimalist janë këto. Me ‘spërkatje’, pika apo kuadrata, dijeni që këto dizajne janë të përjetshme.

4. Pardesy (Trench Coat)

Nëse ka një ‘pallto’ që funksionon gjithmonë dhe në çdo kohë është absolutisht pardesyja aka ‘trench coat’. Pjesë e pandarë e çdo garderobe blogeresh, një pardesy e tillë nuk duhet neglizhuar, Me një fustan, kostum sportiv, xhinse gjatë ditës apo edhe një mbrëmje, një pardesy do të duhet gjithmonë. Investim i zgjuar!

5. Palltot me gëzof (pellushat)

Ndonëse për disa sezone u zëvendësuan nga palltot ‘teddy bear’, Kate Moss dhe Hailey Bieber na bindën se ka ardhur koha që palltot me gëzof artificial të kenë rikthimin e tyre. Këtë dimër, stilojini me fustane të shkurtra në mbrëmje ose me xhinse ‘baggy’ gjatë ditës për një look më cool.

Një pellush, gjithashtu i shton një prekje magjepsëse dhe dramatike çdo look-u.

6. Pardesy lëkure

Kemi vënë re se të famshmit po i drejtohen gjithnjë e më shumë pardesyve prej lëkure dhe kjo është edhe arsyeja pse ato janë ‘sold out’ gjithandej.

7. Palltot maxi

Ky është stili më i ri palltove që po shndërrohet shpejt në një model klasik-modern. Mos  mendoni se është në trend vetëm për momentin; një pallto e gjatë ‘maxi’ nuk do të dalë kurrë nga moda.

Burimi: whowhatwear