Muza e re e Jacquemus është vajza e yllit të kinemasë!

Këtë javë, Deva Cassel bëri një paraqitje surprizë në pasarelën e Jacquemus për koleksionin e Pranverë/Verë 2023, të quajtur “Le Raphia”. Babai i saj, aktori Vincent Cassel, ishte në rreshtin e parë me gruan e tij Tina Kunakey, për të parë vajzën e tij të bënte debutimin e saj për markën franceze.

Deva, nëna e së cilës është ylli i kinematografisë Monica Bellucci, doli në pasarelë me një outfit të zi të përbërë nga një xhaketë e hapur me një kapëse ari dhe pantallona të zeza me pika të bardha.

Deva bëri debutimin e saj si modele në moshën 14-vjeçare, kur u zgjodh si fytyra e Dolce & Gabbana. Në vitin 2021, ajo mbërriti me një gondolë në Venecia me një fustan rozë me lule për shfaqjen e markës Alta Moda.

Deva Cassel në sfilatën e "Dolce Gabbana Couture"
Deva Cassel në sfilatën e "Dolce & Gabbana" SS23.