Kët0 janë 5 parfumet më popullore në rrjetet sociale për 2022


Faqja britanike “Hey Discount“- e specializuar në shërbimet e marketingut në Internet- ka krijuar një renditje të parfumeve më të njohura për vitin 2022 dhe për të arritur te emrat e 5 aromave më kryesore, iu referuan të dhënave të kërkimit në Google dhe shifrat e mediave sociale që zbuluan se cilat koleksione parfumesh ishin në të vërtet më të pëlqyera këtë vit.
Sipas website-t, “Baccarat Rouge 540” nga Maison Francis Kurkdjian kryeson listën e parfumeve më të njohura, me më shumë se 100 milionë shikime në TikTok dhe një rezultat prej 9.52 nga 10.
Parfumin, që pushtoi internetin me gati gjashtë milionë kërkime në Google dhe pak më shumë se 200,000 postime vetëm në Instagram mund ta gjeni në Tiranë pranë “Maison de Parfum”.
Vendi i dytë shkon për “Sauvage” nga Dior, i konsideruar si një nga parfumet më seksi në botë për meshkuj. Me aroma të freskëta, pikante, ky parfum mori një vlerësim të përgjithshëm prej 9.25 dhe u votua si kolonja më e shikuar si në TikTok ashtu edhe në Google.
Renditja vazhdon me “Chanel No. 5”,që qëndron në vendin e tretë me një rezultat prej 8.85 nga 10 dhe 30 milionë shikime në TikTok.
Në vendin e 4-të qëndron “Miss Dior” nga Dior që pasohet nga “Aventus by Creed”.
Më poshtë renditja e plotë me 50 parfumet më popullore:
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply