Ju votuat!  Kjo është “E VESHURA MË KEQ” e javës në ekran!

Në votimin e çdo të diele në Instagram Story e faqes sonë albaniastreetstyle publiku shqiptar ka mundësinë të votojë për veshjet që personazhet VIP kanë veshur përgjatë një jave në ekran. 

Për javën që sapo përmbyllëm, publiku ka votuar si të veshurën më keq producenten Dalina Buzi- veshur me fustanin jeshil ‘velvet’ nga “Philosophy di Lorenzo Serafini”, veshje e përzgjedhur në puntatën e fundit të programitMë lër të flas” në Top Channel.

Philosophy di Lorenzo Serafini Psychedelic Velvet Midi Dress (1,180$)

Producentja e njohur nuk ka marr aprovim/pëlqim për këtë zgjedhje të sajën nga 60% e votuesve, duke u pozicionuar kështu si “E VESHURA MË KEQ” në ekran për javën që lamë pas.