Për herë të parë! Nuk kemi 1 emër për të veshur më mirë!!! 

Për herë të parë që nga nisja e rubrikës “VIP on TV” nuk kemi një emër për personazhin e veshur më mirë gjatë javës në ekran, por kemi dy të tillë.

Për javën që sapo përmbyllëm, votot e publikut kanë pozicionuar në vendin e parë dy moderatoret e njohura të Top Channel Bora Zemani dhe Fjoralba Ponari të cilat ndajnë të njëjtën përqindje votash, duke grumbulluar secila pëlqimin e 86%  të votuesve.

Ndonëse të ndryshme në stil; Bora Zemani me një fustan të shkurtër në “Dancing ëith the Stars” dhe Fjoralba me një kostum të zi, dy vajzat e njohura  e kanë ndarë publikun në dysh, javën që lamë pas.