Ky ishte fustani më i bukur i Arbanës në Fest 61

Arbana Osmani ishte prezantuesja e përzgjedhur për të drejtuar Festivalin e Këngës në RTSH dhe në 4 netët e tij, krahas prezantimit dinjitoz na shpalosi edhe zgjedhjet e saj të veshjeve.

Ndryshe nga sa jemi mësuar të ndodh në të tilla ngjarje në Shqipëri, Arbana pati një garderobë minimaliste duke preferuar të mos ndërroj veshjen e saj brenda një nate.

4 fustane për 4 netë festival; ky ishte vendimi i moderatores së njohur dhe stafit që u kujdes për të, që dëshironin të sillnin një frymë të re, fustane jo me shumë xixa e shkëlqim- siç jemi mësuar të shohim ndër vite- e mbi të gjitha që veshjet të përshtateshin me stilin e prezantimit të Arbana Osmanit.

Veshjet e përzgjedhura i përkisnin koleksioneve të Pranverë-Verë 2023 si dhe krijimeve të fundit më të spikatura të dy shtëpive të modës e stilistëve Valentino dhe Alessandra Rich.

Por mes veshjes ‘IN’ Pink nga Valentino, dy fustaneve të Alessandra Rich dhe pompozitetit të fustanit 18.000 euro- po Valentino- të natës finale, të gjitha të suportuara nga të Obbu Store a jeni kurioz të dini si i ka votuar publiku, në sondazin që publikuam në albaniastreetstyle?.

Në vendin e parë:

Në vendin e dytë:

Në vendin e tretë:

Në vendin e katërt: