Trofeun si “E VESHURA MË MIRË’ në ekran këtë javë e rrëmben…

Në votimin e çdo të diele, në Instagram Story e faqes sonë albaniastreetstyle , publiku shqiptar ka mundësinë të votoj për veshjet që personazhet VIP kanë veshur përgjatë një jave në ekran.

Për javën që sapo përmbyllëm, publiku ka votuar si të veshurën më mirë në ekran moderatoren e show-t të humorit “Portokalli” në Top Channel, Fjoralba Ponari. 

Për outfit-in e zgjedhur në mbrëmjen festive të Ndërrimit të Viteve në “Portokalli”, Fjoralba ka mundur të marr pëlqimin e 88% të votuesve duke ‘rrëmbyer’ stafetën si “E VESHURA MË MIRË” për javën që lamë pas.

Ju mund të bëheni pjesë e rubrikës “VIP on TV” dhe të votoni veshjet e personazheve VIP në TV  çdo të dielë në orën 21:00 në Instagram Story e “Albania Street Style”.