6 printet më të bukura që do veshim këtë vit


What’s your reaction?
Love10
Sad0
Happy0
Angry1
Ngjyrat e ndezura apo ato neutrale janë të preferuara, por asgjë nuk e bën një outfil ‘cool’ dhe unik sa printet. Editorët e modës, referuar sfilatave dhe koleksioneve të prezantuara nga stilistët, kanë zbuluar tendencat më të mira të printeve për vitin 2023.
Falë Bottega Veneta-s dhe Ottolinger-it, printet me kuadrata – janë rikthyer në vitin 2023. Mënyra më e lehtë për t’i veshur ato është me një këmishe fanelle, si Kate Moss, ose duke e kombinuar printin në forma të ndryshme si përmes fundeve dhe fustaneve.
SHOP THE PRINT
Trendi më i bukur i printeve të këtij sezoni janë pa dyshim zemrat e dashurisë që dekoruan koleksionet e Victoria Beckham, Nensi Dojaka, Moschino dhe Paul & Joe.
SHOP THE PRINT
Pikat aka ‘polka dots’ janë rikthyer në mënyrë të fuqishme për vitin 2023. Eksplorimi i këtij sezoni është një mix mes gamave të ngjyrash kryesisht neutrale ose klasike, me një fokus në variacionet e madhësisë së pikave dhe teksturave.
SHOP THE PRINT
Trendi u nis nga ‘Loewe’, fustani i të cilit u vesh nga influencueset e Instagramit dhe Kendall Jenner. Megjithatë, stilistë të tillë si Peter Do, Roksanda dhe Jonathan Simkhai e kanë çuar atë në një nivel krejtësisht të ri me përplasjen e ngjyrave në materialet luksoze.
SHOP THE PRINT
Printi i luleve është gjithmonë IN, por në vend të printimeve të zakonshme, për këtë vit dizajnerët duke përfshirë Dries Van Noten dhe Richard Quinn kanë sjell një qasje pikture të këtij printi, duke miksuar penelet apo me bojërat e ujit.
SHOP THE PRINT
Printi që përsëritet më rregullisht në veshjet janë vijat por për vitin 2023, vijat e përbëra, dy-ngjyrëshe ishin të pranishme në kaq shumë koleksione, duke na paralajmëruar që do të jenë in.
SHOP THE PRINT
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply