Street Style: Pamjet më të mira në rrugët e Firence gjatë Pitti Uomo

Moti është me diell në Firence dhe qyteti është plot me gazetarë, stilistë dhe blerës që kanë mbërritur në qytet për Pitti Uomo, eventi që prezanton koleksionet e veshjeve për meshkuj të zezonit Vjeshtë-Dimër 2023.

E veçanta e Pitti-t ka qenë gjithmonë ajo e “shfaqjes” në rrugë të një përzierje stilesh vërtet të veçanta, nga kostumi tradicional i pantallonave deri tek artikujt më modern të veshjeve të rrugës. Kapelet janë thelbësore pavarësisht veshjes, ashtu si edhe syzet me stil.

Më poshtë ju sjellim disa nga veshjet më të bukura të vërejtura në rrugët e kryeqytetit fiorentin këto ditë, fotografuar nga Acielle Tanbetova.

Vogue