MET GALA 2023: Zbulohet kodi i veshjes!

Eventi i njohur i Met Gala 2023 ka tashmë një kod veshjesh të bërë publik vetëm pak orë më parë. 

Nën tematikën “Karl Lagerfeld: Një linjë e bukurisë”, Muzeu Metropolitan i Artit ka zbuluar se ‘dress code’ i eventit gala do të jetë “Për nder të Karl”, një moment ku të gjithë të ftuarit do të mund të nderojnë një nga emrat më të mëdhenj të modës.

Sa i përket kodit të veshjes, mund të thuhet se duke pasur parasysh që stilisti i njohur ka qenë pjesë e shtëpive të modës si: Balmain, Patou, Chloé, Fendi, Chanel dhe markës së tij me të njëjtin emër – ka një gamë të pasur materialesh dhe epokash prej nga ku mund të frymëzohen të ftuarit.

Gala-ja vjetore, që synon të mbledh fonde për Muzeun Metropolitan të Artit, do të zhvillohet të hënën e parë të muajit Maj dhe do të bashkë-prezantohet nga Dua Lipa, Michaela Coel, Penélope Cruz, Roger Federer dhe Anna Wintour.