Fustani 415€ nuk e ndihmon; Prezantuesja votohet si “e Veshura më Keq” e javës në TV


What’s your reaction?
Love5
Sad6
Happy10
Angry8
Në votimin e çdo të diele, në Instagram Story e faqes sonë albaniastreetstyle , publiku shqiptar ka mundësi të votoj për veshjet që personazhet VIP zgjedhin të veshin përgjatë javës në ekran.
Për javën që sapo përmbyllëm, publiku ka votuar si të veshurën më keq prezantuesen Luana Vjollca– veshur me një fustan nga “Self Portrait”, veshje e përzgjedhur për puntatën e kësaj të diele, për emisionin “Zemër Luana” në Tv Klan.
Fustani me vlerë 415€, që është pjesë e koleksionit Ready to Wear të brandit të njohur, veshur nga Luana nuk ia doli të rrëmbejë votat pozitive të ndjekësve tanë në Instagram.
Autorja e programit argëtues nuk ka mundur të marrë pëlqimin e 72% të votuesve për këtë outfit, duke u pozicionuar kështu si “E Veshura më keq” në ekran për javën që lamë pas.
Nëse dëshironi të bëheni edhe ju pjesë e rubrikës “VIP on TV” për të votuar veshjet e personazheve VIP në ekran, mund të na bashkoheni çdo të dielë në orën 21:00 në Instagram Story e “Albania Street Style”.
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply