Triple XING!!! Xhaketa “Dolce Gabbana” fikson vajzat shqiptare VIP


Xhaketa-fustan me shpatulla të gjera, bel të theksuar dhe e çarë në njërën anë të kofshës, u pa e veshur fillimisht nga prezantuesja e njohur e Top Channel, në fillim të këtij muaji në një nga puntatat e spektaklit të njohur “Big Brother Vip Albania”.
Kjo dalje e prezantueses me xhaketën e brandit të njohur italian që kushton 2650 euro, kombinuar me vathë të mëdhenj dhe geta të zeza të tejdukshme është cilësuar nga ndjekësit edhe si një ndër paraqitjet e saj më të mira në ekran në spektaklin e reality show-t.
E nëse një veshje është IT, ajo nuk ka sesi t’i shpëtoj syrit të artistes dhe blogeres së njohur Jonida Maliqi, e cila u shfaq të mërkurën në Instagram me xhaketën në fjalë të sjell në një outfit total-black, kombinim që e kemi parë shpesh të risjell nga Jonida.
E treta në këtë XING është Anxhelina Hadërgjonaj. Ylli i muzikës është shfaqur në Javën e Modës në Paris të mërkurën e 25 Janarin e veshur me xhaketën Dolce Gabbana dhe disa foto të sajat i ka publikuar edhe në Instagram.
Përveç zgjedhjes së njëjtë të veshjes, Arbana, Jonida dhe Anxhelina kanë goditur në shenjë edhe me lookun duke zgjedhur të kapin flokët për t’i dhënë të gjithë vëmendjen veshjes.
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply