VIP on TV; Ja cila shpallet “E veshura më mirë” e javës në ekran

Në votimin e çdo të diele, në Instagram Story e faqes sonë albaniastreetstyle , publiku shqiptar ka mundësi të votoj për veshjet që personazhet VIP zgjedhin të veshin përgjatë javës në ekran.

Për javën që sapo përmbyllëm, publiku ka votuar si të veshurën më mirë në ekran prezantuesen e njohur Elita Rudi me fustanin e zgjedhur për puntatën e javës së shkuar të programit “Big Talk”.

Me këtë zgjedhje të sajën, Elita ka mundur të marr pëlqimin e 69% të votuesve për veshjen e saj, duke ‘rrëmbyer’ stafetën si “E VESHURA MË MIRË” në ekran për javën që lamë pas.

Nëse dëshironi të bëheni edhe ju pjesë e rubrikës “VIP on TV” për të votuarveshjet e personazheve VIP në ekran, mund të na bashkoheni çdo të dielë në orën 21:00 në Instagram Story e “Albania Street Style”.