Sara Hoxha veshi shpesh këtë gjë në Bali dhe jo nuk janë rroba banjot!!!

Pas fitores së Dancing With the Stars Albania, Sara Hoxha së bashku me familjen dhe miqtë e saj, zgjodhën të pushonin për rreth 2 javë në Bali.

Blogerja e njohur ndau me ndjekësit e saj në Instagram momente nga qëndrimi atje dhe përpos vendeve dhe aktiviteteve nuk shpëtoi nga vëmendja jonë edhe veshjet e zgjedhura për udhëtimin.

Ndërsa shfleton fotot dhe i hedh një sy veshjeve, përveç rroba banjove të bie në sy një detaj në veshjet e përzgjedhura. Sara kishte zgjedhur të merrte me vete këmisha-disa këmisha- në ngjyra, printe dhe modele të ndryshme të cilat i kombinonte në ditë të ndryshme me aksesorët e rrobat e banjos.

Më poshtë ju përmbledhim fotot e Sarës, që me siguri do t’ju frymëzojnë për pushimet tuaja të ardhshme.