Hapni rrugën ‘baggy jeans’! Në modë vijnë xhinset ‘karamele’ 

Pieter Mulier, stilisti i Alaïa, me koleksionin e tij prezantuar së fundmi na tregoi se ndoshta ka ardhur koha t’i themi lamtumirë xhinseve të gjera ‘baggy’ për t’i hapur rrugën xhinseve ‘karamele’’.

Ky model e ka marr emrin nisur nga silueta e tyre, e ngjashme me atë të një karameleje; bëhet fjalë për një prerje sartoriale të gjerë në pjesën qendrore e që ngushtohet në skaje: bel dhe kyçe.

Pantallonat ‘karamele’ janë protagonistet e sfilatës së Alaïa-s, duke na dhënë kështu indicie se do të jenë protagoniste edhe në modën e këtij viti.

Vogue